Reperi nga Kumanova dhe modelja, së fundmi janë në qendër të vëmendjes pasi dalja e tyre nga formati u shoqërua me deklarata dhe reagime të forta.
Së fundmi Sara Gjordeni ka dhënë një tjetër intervistë për “MeKast” nga Megi Pojani ku ka treguar marrëdhënien e saj me Bardhin jashtë shtëpisë si dhe takimin me familjarët e tij.
Ajo thotë se ishte në dijeni për daljen e Bardhit:
Unë e dija se Bardhi do të dilte atë ditë e dija edhe për nënën por mënyra si Bardhi u nxor nga formati për mua ishte pak traumatike. Sara tha se statuset e bëra nga Jetmir Agaj i kishin shqetësuar duke theksuar njërin prej tyre.
Statuset e menaxherit të tij që na kanë shqetësuar vazhdimisht ka qenë një postim që thoshte: Ti Bardhin nuk ke për ta parë më kur të dalësh vetëm do i dëgjosh këngët dhe do qash.
Dhe normalisht unë nuk mund të kem marrëdhënie të mirë me dikë i cili është shprehur ashtu pa më njohur.
Megi: Po marrëdhënia e Bardhit aktualisht me menaxherin?
Sara: Nuk kanë kontakt, jo
Ajo ka treguar për momentin kur është takuar me mamanë e Bardhit:
Ishte akoma me ngjitëset e serumeve, ka qarë shumë kur më pa me priti me krah hapur. Megi: Si të quan?
Modelja: Sara
Megi: Je ti vajza e parë që Bardhi ka çuar në shtëpi?
Sara: Po ma ka thënë vetë. Më tha je vajza e parë që unë çoj tek nëna.
Megi: Po follow pse nuk të bëri?
Sara: Bardhi nuk ka akses në instagramin e tij.
Sara ka treguar se në “Big Brother” hyri për të luajtur dhe qëllime të qarta
Sara: Para se të futesha në Big Brother kam lëshuar shtëpinë me qira kam nxjerr makinën në shitje dhe lashë punën.
Megi: A ke bërë seks me Bardhin?
Sara: Kur
Megi: Kur ishe ne Kumanovë?
Jo, le ta lëmë mister.