Loredana ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e saj personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja u përfol për romanca të reja derisa me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.
Ditën e djeshme Loredana ka marrë vëmendjen e rrjetit me postimin e fundit në Instagram, ku ka treguar ndryshimin në ‘look-un’ e saj. Nga një bjonde me flokë të gjata, tashmë Loredana është një brune me flokë të shkurtra, një model flokësh i cili është bërë trend kohët e fundit dhe duket se Loredanës i shkon shumë.
Së fundmi Mozzik ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Zani”. Ama fansat e kanë marrë si një dedikim për Loredanën, për shkak të tekstit të saj, i cili përshtatet me historinë e tyre. Ama kjo është mohuar nga Mozzik vetëm pak më parë, i cili me një shkrim në Instastory ka treguar se nuk është e vërtetë dhe se jo të gjitha këngët e tij i dedikohen Loredanës. Mbi të gjitha është shprehur se marrëdhënie e tyre është e mirë dhe secili ka vazhduar jetën e vet dhe janë të lumtur për këtë.