Adi Krasta, Zv/drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, që aktualisht e ushtron edhe detyrën e Drejtorit, ka mohuar që Bordi i RTK-së t’i ketë kërkuar në mënyrë formale shkarkimin e Rilind Gërvallës.
“Nuk më ka kërkuar në mënyrë të autorizuar nga Bordi. Bordi është institucion unanim. Edhe sikur ta kërkonte në mënyrë formale, është në diskrecionin e drejtuesit të institucionit, në rastin konkret të drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, që të krijoj një proces të ndershem të drejtë dhe t’i jap kohën e duhur me qëllim që rezultati të jetë ndihmues.”
I pyetur se a i ka kërkuar në mnyrë joformale, Krasta refuzoi të përgjigjet duke thënë se “nuk ka rëndësi”.