Lajme

Krasniqi: Vizitat e ndërkombëtarëve në Kosovë një përpjekje për ta frenuar rrezikun e krizës

By GAZETA SCANNER 1

August 29, 2024

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, vizitat e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë i sheh të zhvilluara në dy binarë të ndryshëm.

Sipas Krasniqit, në binarin e parë këto vizita po bëhen si një përpjekje për ta frenuar rrezikun e krizës, pra për të mos e lënë situatën të acarohet ose të përkeqësohet.

“Këto vizita në fakt po zhvillohen në dy binarë të ndryshëm. Në binarin e parë këto vizita që bëhen në Kosovë bëhen si vizita në një vatër krize pra siç ata e trajtojnë, me përpjekje për ta ndalë de-eskalimin, për të mos e lënë situatën që të acarohet dhe të përkeqësohet dhe në këtë kontekst ishte edhe vizita e shefit të CIA-s, edhe e Sarrazinit dhe e përfaqësuesve të NATO-s. Pra, si përpjekje për ta frenuar rrezikun e krizës”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Ndërsa, në binarin tjetër e sheh vizitën e Macronit në Serbi e cila sipas tij është një përpjekje për ta rritur partneritetin e Perëndimit me Serbinë sepse siç thotë Krasniqi, Serbia po trajtohet nga ata si një faktor i rëndësishëm stabiliteti.

“Në binarin tjetër është kjo vizita e Macronit në Serbi e cila thjesht për çudinë tonë mund të jetë por për realitetin në të cilin jetojmë e trajton Serbinë si një faktor të rëndësishëm stabiliteti, si një faktor të rëndësishëm rajonal dhe në një përpjekje pwr ta rritur partneritetin e Perëndimit me Serbinë. Pra vetvetiu këto dy lëvizje në binarë të ndryshëm tregojnë për pozitën e vështirë në të cilën është Kosova momentalisht dhe për pozitën komode në të cilën është Serbia momentalisht”, ka shtuar ai.

Krasniqi, ka komentuar edhe veprimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me hapjen e urës pavarësisht qëndrimit të ndërkombëtarëve, për të cilat veprime ka thënë se janë një ‘lojë tezesh’ dhe po bëhen ekskluzivisht vetëm për vota, pra për ta mashtruar një pjesë të elektoratit i cili nuk ka ndonjë sens për zhvillimet politike dhe gjeopolitike.

“Qeveria jonë, tashmë ka filluar siç e quaj unë, një lojë tezesh, me urën, pra, me lyrje dhe zbukurim të saj dhe kjo bëhet ekskluzivisht vetëm për vota, për ta mashtruar një pjesë të elektoratit i cili nuk ka ndonjë sens për zhvillimet politike dhe gjeopolitike se përndryshe ura nuk mund të hapet pa marrëveshje me KFOR-in. Meqë KFOR ka mandate të sigurisë, ka mandat mbi-kushtetues në Kosovë ashtu që në mënyrë të njëanshme kjo gjë nuk mund të bëhet sepse çdo përpjekje e njëanshme do të përfundonte në konflikt të qeverise së Kosovës me KFORI gjë që do të ishte tragjike dhe shumë destabilizuese për Kosovën, e prandaj besoj që qeveria jonë me gjithë populizmin që e karakterizon, tashmë e ka të qartë rrezikun dhe besoj që do të jetë shumë e matur në këtë raport, do të vazhdojë ta lyejë e ta zbukuroj urën e të luajë tezesh më të, por e vërteta është se ura nuk mund të hapet në mënyren si e kanë proklamuar në fillim”, ka thënë profesori Krasniqi.