Lajme

Krasniqi: Vetëm injorantët e përhantë thonë se Amerika po e përkrahë Kurtin

By GAZETA SCANNER

August 31, 2024

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj zhvillime të fundit në veri.

Ai ka bërë me dije se pavarësisht kritikave të ashpra të ShBA-së ndaj qeverisë për këto veprime, ka njerëz që mendojnë se këto veprimi Kurti po i bën me “izë” të Amerikës.

Pretendimet e tilla, sipas tij, janë propagandë e pastër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtë e besojnë vetëm injorantët.

“Injorantët e përhantë vazhdimisht thonë se Amerika po e përkrahë Kurtin për veprimet në veri, ndërsa kritikat i ka veç sa për formë. Për këtë manipulim propagandistik po shtohet popullariteti i qeverisë Kurti në sytë e masave të përhanta. Është koha e fundit që SHBA t’u ndihmojnë atyre masave të kuptojnë të vërtetën se çka përkrahë SHBA në veri. SHBA ka instrumente që t’ua sqarojë. Manipulimi me masat do të bëhet kancerogjen, nëse nuk ndalon”, ka shkruar Krasniqi.