Lajme

Krasniqi uron natën e Bajramit: Zoti ua pastë pranuar agjërimin dhe lutjet e veprat e mira

By GAZETA SCANNER 1

April 09, 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka shprehur respekt të gjithë besimtarëve islamë të cilët arritën ta agjërojnë muajin e Ramazanit.

Krasniqi i uroi besimtarët islamë duke thënë që vlerat dhe mirësitë e përfituara gjatë muajit të Ramazanit, të i përcjellin ata gjatë gjithë vitit.

“Të dashur agjërues, para iftarit të fundit, ju shpreh respektin tim të thellë të gjithëve që përmbyllët me sukses dhe devotshmëri muajin e bekuar të Ramazanit”.

“Vlerat dhe mirësitë e përfituara gjatë këtij muaji, uroj të ju përcjellin gjatë gjithë vitit, juve dhe familjet tuaja. Zoti ua pastë pranuar agjërimin dhe lutjet e veprat e mira”, shkroi Krasniqi.

Sot është iftari i fundit ku besimtarët mysliman kanë agjëruar për një muaj Ramazanin, ndërsa nesër festohet Fitër Bajrami.