Lajme

Krasniqi takon drejtorët e arsimit të komunave që udhëhiqen nga PDK, flasin për skandalin e fundit të Qeverisë Kurti

By GAZETA SCANNER 1

August 22, 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot Drejtorët e Departamenteve të Arsimit nga radhët e PDK-së, nëpër komunat ku qeverisë apo bashkëqeverisë PDK.

“Bashkë diskutuan dhe ngritëm shqetësimin e thellë për skandalin e fundit të Qeverisë Kurti, në lidhje me mos-furnizimin e nxënësve me tekste shkollore”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur Drejtorët e Departamenteve të Arsimit nga radhët e PDK-së, nëpër komunat ku qeverisim apo bashkëqeverisim. Bashkë diskutuam dhe ngritëm shqetësimin e thellë për skandalin e fundit të Qeverisë Kurti, në lidhje me mos-furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.

Paaftësia dhe shkeljet ligjore të kësaj Qeverie, për të dytin vit me radhë në arsim, vetëm dhjetë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po dëmtojnë shumë nxënësit dhe familjet, duke u shkaktuar vështirësi të reja, por edhe shpenzime të mëdha për familjet kosovare.

Pabarazia, e cila po u ofrohet si zgjidhje familjeve kosovare, ka qenë e tejkaluar që para 15 viteve nga vendimet e PDK-së, me dhënien e librave falas për çdo nxënës. Barrën e paaftësisë qeverisëse, padrejtësisht dhe me fajin e pushtetarëve, do ta vuajnë vetëm qytetarët e vendit tonë!