Lajme

Krasniqi: Situata në veri më së shumti i konvenon Rusisë, nëse Qeveria nuk e kupton kriza mund të rritet në vjeshtë

By GAZETA SCANNER

August 05, 2023

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se kriza në veri të Kosovës i konvenon më së shumti Rusisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Rusia me këtë krizë i bën presion Perëndimit, që të mos nivelohet më shumë në ndihmë ndaj Ukrainës, si edhe e banë Serbinë pas qerres ruse, si gjoja mbrojtje nga Perëndimi.

Ai tutje ka thënë se krejt kriza në veri ka filluar me vendimin e targave nga Qeveria Kurti.

“Rusisë i konvenon zgjatja e krizës në veriun e Kosovës. Me këtë krizë Rusia i bën presion Perëndimit, që të mos involvohet më shumë në ndihmë ndaj Ukrainës. Me këtë krizë e mban Serbinë të lidhur pas qerres ruse, si gjoja mbrojtëse e saj nga Perëndimi edhe në KS të OKB-së. Absurd më vete është që qeveria Kurti e ka inicuar krizën në veri, me atë vendimin për targat e veturave, ndërsa Serbia e shfrytëzoi për të realizuar skenarin e Rusisë për destabilizimin dhe izolimin e Kosovës. Ai vendim absurd për targat dhe disa nga masat që pasuan kanë prodhuar pasoja kundër intesesit tonë shtetëror.” – ka shkruar Krasniqi.