Ballina

Krasniqi: Shtyrja e regjistrimit të popullsisë paaftësi e Qeverisë

By GAZETA SCANNER 1

November 22, 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas shtyrjes së regjistrimit të popullsisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se ka paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet këtë vit.

“Qysh herët kam paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet këtë vit – dhe kjo po ndodh qëllimisht nga vet Kryeministri Kurti”, shkruan ai.

Reagimi i plotê:

Qysh herët kam paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet këtë vit – dhe kjo po ndodh qëllimisht nga vet Kryeministri Kurti.

Shtyrja e regjistrimit, për herë të tretë, tashmë për në prill të vitit të ardhshëm, dëshmon se paaftësia, shkelja e ligjit, ndërhyrjet politike dhe fshehja e shifrave reale – e karakterizojnë këtë Qeveri dhe këtë proces që nga fillimi!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=855577542607644&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz