Ballina

Krasniqi: Shpërndarja e Kuvendit do të ishte opsion i drejtë

By GAZETA SCANNER 1

September 08, 2023

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në një intervistë në “Mejdan me Shkumbin Kajtazin”, prodhim i lajmi.net, ka thënë se vendimi i kësaj qeveria për t’u kaluar kompetencat prindërve për librat na ka kthyer në ish-Jugosllavi.

Kjo pasi, siç shton i pari i demokratëve kosovarë, radhë të gjata të kësaj natyre, kishte vetëm atëherë.

“Kjo qeveri na ktheu në ish-Jugosllavi. Na kujtohen ato kohë, kur prisnim për gjëra elementare. Tash po krijohen radhë për libra. Krejt kjo si shkak i një keqmenaxhimi”, shtoi ndër tjerash ai për lajmi.net.

Ai ka thënë se shpërndarja e Kuvendit do të ishte e drejtë. E kjo sipas tij, për disa arsye.

“E para, do të dorëhiqeshim ne si deputetë dhe do të ishte më e lehtë me e gëlltit si arsyetim kryeministri, por e vërteta është se kjo legjislaturë nuk e meriton për të vazhduar, sepse është e dështuar”, ka thënë Krasniqi.