Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë, shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Kryetari Krasniqi ka thënë se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë, tashmë si mision këshillëdhënës dhe me kompetenca të kufizuara.
“Sot, prita në selinë e PDK-së shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Bashkë disktuam për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë, tashmë si mision këshillëdhënës dhe me kompetenca të kufizuara”, ka shkruar Krasniqi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=816644626500936&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz