Lajme

Krasniqi pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott: Mik i popullit tonë, kontributi i tij do të jetë i paharruar

By GAZETA SCANNER 1

January 29, 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Kryetari Krasniqi ka thënë se më tepër sesa një zyrtar, ambasadori Abbott ishte një mik i popullit tonë, kontributi i të cilit do të mbetet i paharruar.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ambasadorin Abbott e falënderova për angazhimin e tij të sinqertë në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, krahas thellimit të raporteve mes dy shteteve tona. Më tepër sesa një zyrtar, ambasadori Abbott ishte një mik i popullit tonë, kontributi i të cilit do të mbetet i paharruar.

Faleminderit për miqësinë dhe suksese në angazhimet tua të ardhshme, i dashur Nick!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=893360138829384&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz