Lajme

Krasniqi për vrasjen e 21-vjeçares: Përtej fjalëve dhe thirrjeve, sot rëndësi kanë veprat e të gjitha organeve të shtetit

By GAZETA SCANNER 1

April 12, 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj dhe plagosjes së 15-vjeçarit.

Krasniqi tha se ajo ishte 21 vjeç dhe e kishte një djalë, ndërsa jeta e saj, pa filluar ende mirë, sot u shua nga ish-bashkëshorti i saj.

“Një tragjedi që shkakton shumë dhembje dhe e cila nuk mund të përmblidhet me fjalë. Fatkeqësisht, një krim që vjen dhe ripërsëritet muaj pas muaji në vendin tonë”.

“Përtej fjalëve dhe thirrjeve, sot, rëndësi kanë veprat. Jo vetëm ato të organeve të drejtësisë, por të të gjitha mekanizmave të shtetit – politik dhe administrativ”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Tutje, ai tha se Kosova nuk guxon të shndërrohet në një vend ku gratë vriten në mënyrë të ripërsëritur e ku nuk ka ndëshkueshmëri maksimale.

“Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku gratë shndërrohen në numra. Emri i saj ishte Erona. Ajo ishte 21 vjeç. Ngushëllimet më të thella familjes”, tha ai.

Sot rreth orës 14:40 një person ka vrarë ish-gruan e tij 21 vjeçare dhe vëllain e saj 15 vjeçar, teksa i njëjti është arrestuar nga policia rreth orës 15:15.