Lajme

Krasniqi për sulmet e Kurtit: Para të pista ka veç të thasëve të Martin Berishaj e Nagip Krasniqit

By GAZETA SCANNER 1

October 02, 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i është përgjigjur komenteve të fundit të kryeministrit Albin Kurti gjatë udhëtimit të tij në Nju Jork, i cili bëri akuza të pabaza duke thënë se “regjimi i vjetër” ishte i përfshirë në përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave duke derdhur para në disa media online. Kreu i PDK-së i quajti “propagandë” deklaratat e kreut të Qeverisë.

Ai shtoi se parat e pista janë ato të “mafisë energjetike, para të qantave dhe thasëve të Martin Berishaj e Nagip Krasniqit”.

“Kjo është pjesë e propagandës së Kurtit. Por nashta e ka pas problem ndërdije, se para të pista sot në Kosovë ka veç para të mafisë energjetike, para të qantave dhe thasëve të Martin Berishaj e Nagip Krasniqit. Vetëm njerëzit e tij janë duke u akuzuar për afera korruptive”, tha ai në rtv21.tv.