Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit t rezultateve të testit PISA, ku Kosova është ranguar më keq se në vitin 2014 e 2018, raporton Scanner.
Krasniqi ka thënë se analfabetizmi qeveritar ka prekur dhe po shkatërron shkollat e Kosovës.
“Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme! Në secilën fushë ka rënie drastike të pikëve, krahasuar me vitin 2014 dhe vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit testi PISA. Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj Qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizimi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!”, është shprehur lideri i PDK-së.