Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dhe të mbështetur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutua për angazhimin e të rinjve në politikë dhe inkuadrimin e drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje.
Krasniqi në këtë diskutim ka theksuar se vizioni i PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën – është i pandashëm me besimin dhe pritshmëritë që ka tek rinia.
“Askush më mirë se ta nuk i di ëndrrat dhe ambiciet e tyre – posaçërisht sot në një periudhë të zhvillimeve të mëdha të trendeve dhe shoqërive në botë. Prandaj, sot, më shumë se kurrë më parë, është e rëndësishme që gjeneratave të reja t’u jepet hapësirë për të vepruar – për Kosovën dhe të ardhmen që ata dëshirojnë. Partia Demokratike e Kosovës mbetet një ndër shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës, por edhe për t’iu besuar pozita udhëheqëse dhe përgjegjësi publike e shtetërore”, ka shkruar kreu i PDK-së.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=841240144041384&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz