Ballina

Krasniqi pas takimit me Kurtin: Zgjedhjet janë nevojë e vendit

By GAZETA SCANNER 1

May 13, 2024

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi pas takimit me Kurtin ka thënë se zgjedhjet janë nevojë e vendit.

“Zgjedhjet s’janë dëshirë e jona, janë nevojë e vendit. Është domosdoshmëri. Ne besojmë që Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Kosova është në agoni. Kemi një ekonomi të stagnume. Kemi shëndetësi jashtëzakonisht të rëndë. Politikë të jashtme joekzistente. Parlament jofunksional. Tani kemi edhe një situatë të vështirë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE. Siç duket aty do të kemi një dështim. Ia shprha Kryeministrit Kurti se duhet ta përshpejtojmë punën për t’i zjgidhur këto tema. Ne e kemi emëruar kandidatin tonë.” – ka thënë ai.