I pari PDK-së, Memli Krasniqi, në 32 vjetorin e Pavrësisë së Ukrainës ka thënë se “guximi dhe vetëmohimi i popullit ukrainas për liri, në një luftë të pabarabartë dhe të paprovokuar, kanë dëshmuar se kjo festë nuk i përket së kaluarës”.
Më tej, Krasniqi ka thënë se orientimi pro-përndimor dhe euro-atlanitk janë vlera që i ndajnë Kosova dhe Ukraina.
“Guximi dhe vetëmohimi i popullit ukrainas për liri, në një luftë të pabarabartë dhe të paprovokuar, kanë dëshmuar se kjo festë nuk i përket së kaluarës, por është një qëndrim i zëshëm dhe krenar se Ukraina, ka qenë, është dhe do të mbetet një shtet sovran dhe i pavarur. Sot dhe çdo ditë tjetër, deri në fitore, ne do të qëndrojmë me popullin ukrainas – sepse errësira që nxitë autokracinë nuk krahasohet me flakën e lirisë që ndriçon shpirtrat e njerëzve të lirë kudo. Dëshmi për këtë është vetë historia e Kosovës. Orientimi pro-perëndimor dhe euro-atlantik, përtej sfidave të kohës, janë vlera që i ndajnë me krenari sot Kosova dhe Ukraina. Slava Ukraini”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Gjithashtu, Krasniq ka bërë të ditur se për të shënuar 32 vjetorin e pavarësië së Ukrainës ka marrë pjesë në ë evenimentin e organizuar nga ambasadorët e QUINT-it, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias.