Lajme

Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down: Të punojmë për të krijuar një vend ku të gjithë vlerësohen

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se duhet të punohet për të krijuar një vend ku të gjithë, pavarësisht nga aftësitë apo dallimet e tyre, vlerësohen, respektohen dhe përqafohen.

Përmes postimit në Facebook, ai më tutje ka shkruar se kjo ditë le të na shërbejë edhe më shumë në promovimin e përfshirjes, pranimit dhe mirëkuptimit.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, festojmë veçantinë, forcën dhe gëzimin që personat me sindromën Down sjellin në botën tonë. Përveç rritjes së ndërgjegjësimit, kjo ditë le të na shërbejë edhe më shumë në promovimin e përfshirjes, pranimit dhe mirëkuptimit. Duke përhapur sa më shumë dashuri, mirësi dhe pozitivitet, le të punojmë së bashku për të krijuar një vend ku të gjithë, pavarësisht nga aftësitë apo dallimet e tyre, vlerësohen, respektohen dhe përqafohen”, shkroi Krasniqi.