Lajme

Krasniqi mirënjohës për kontributin e ish-presidentëve shqiptarë për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

December 14, 2022

Tre ish-presidentët shqiptarë Moisiu, Mejdani e Topi u shpallen sot qytetar nderi të Drenasit. E në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se ka qenë i nderuar të marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Drenasit, me rastin e dekorimit të tre ish-Presidentëve të Shqipërisë – Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi me titullin “Qytetar Nderi”, nga kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci.

“Ata udhëhoqën Shqipërinë dhe e pasuan njëri-tjetrin në këtë detyrë përgjatë tri periudhave kyçe për Kosovën – gjatë luftës, pas çlirimit dhe në kohën e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë, duke qenë përherë promotorë të kërkesave tona”, shkruan Krasniqi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Shumë i nderuar të marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Drenasit, me rastin e dekorimit të tre ish-Presidentëve të Shqipërisë – Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi me titullin “Qytetar Nderi”, nga kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci.

14 Dhjetor – kësaj date historike, në të cilën shënojmë 4 vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe përkujtojmë 24 vjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë, po i trefishohet rëndësia me vendimin e Komunës së Drenasit për të çmuar e respektuar veprimtarinë e tre ish-Presidentëve të shtetit tonë amë.

Ata udhëhoqën Shqipërinë dhe e pasuan njëri-tjetrin në këtë detyrë përgjatë tri periudhave kyçe për Kosovën – gjatë luftës, pas çlirimit dhe në kohën e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë, duke qenë përherë promotorë të kërkesave tona.

Urimet më të mira për ish-Presidentët Meidani, Moisiu e Topi. Sinqerisht mirënjohës për kontributin e tyre për Kosovën.

Një komb, një qëndrim!