Lajme

Krasniqi: Liria nuk është e plotë pa lirimin e drejtuesve të UÇK-së

By GAZETA SCANNER

December 31, 2024

Kandidati i PDK-së për deputet, Patriot Krasniqi, në Ditën e Veteranit të UÇK-së, së bashku me miq dhe kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës ka qëndruar në familjen Vuniqi në Blinajë.

“LIria nuk është e plotë pa lirimin e drejtuesve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, së bashku me miq dhe kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës ishim në familjen Vuniqi në Blinajë.

Në fjalën që mbajta para veteranëve u shpreha atyre mirënjohje dhe vlerësimin tim për angazhimin e tyre për lirinë e vendit.

Megjithatë, liria nuk është e plotë pa lirimin e drejtuesve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Lavdi dëshmorëve të kombit dhe gjithë atyre të rënë ndër dekada për lirinë e vendit. PK