Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, këtë javë ishte i ftuari i radhës i emisionit n’Mejdan me Shkumbin Kajtazin. Ai ka folur për shumë tema politike dhe të tjera në vend, shkruan lajmi.net.
Krasniqi ikjen e të rinjëve nga vendi e sheh si shqetësuese, ndërsa mos intervenimin e Qeverisë në këtë drejtim ai e sheh si të gabuar.
Madje ai fajin kryesor ia mvesh vet kryeministrit Albin Kurti i cili sipas Krasniqit nuk po ndërmerr diçka konkrete me qëllim ndaljen e migrimit të të rinjve në drejtim të perëndimit.