Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka komentuar gabimin në matematikë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Krasniqit, kur një inxhinier i elektros – Kurti është inxhinier i elektros – nuk e di një detyre të klasës së gjashtë, atëherë nuk ka të bëjë më me ndonjë mosdije individuale.
Krasniqi ka shkruar se atëherë problemi është kolektiv.
“Kur një inxhinier i elektros nuk e di një detyrë të klasës së gjashtë, ose kur shumë albanolog nuk e dinë drejtshkrimin, kemi të bëjmë me një problem kolektiv, jo vetëm me mosdije personale” – ka shkruar ai, ndër të tjera.