Lajme

Krasniqi kritikon Borrellin: Ende s’e ka kuptuar mandatin e tij, masat e BE-së ndaj Kosovës janë ilegale

By GAZETA SCANNER 1

July 02, 2024

Analisti Milazim Krasniqi e ka kritikuar shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Ai ka bërë me dije se kryediplomati evropian ende nuk e ka kuptuar rolin që e ka.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës nuk janë legale.

“E lexova tekstin-rezymues të Borellit. U binda se ai për pesë vite nuk e ka kuptuar saktë mandatin e vet. Pse? Mandati i Bashkimit Evropian si lehtësues në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë buron nga rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, (10 shtator 2010.) Pra, nuk është mandat sovran i vetë Bashkimit Evropian. Ndaj, as kushtëzimi i anëtarësimit me rezultatet e dialogut, nuk duket legal, sepse dialogu ndërmjetësohet për hesap të OKB-së, e jo si politikë sovrane e BE-së. Masat ndaj Kosovës për shkak të dialogut, janë jolegale. Nuk e di juristët e qeverisë sonë a e kanë të qartë këtë gjë. E pakta nuk na e kanë thënë. Me gjasë, nuk përzihen fort në punët e veta”, ka shkruar Krasniqi.