Partia Demokratike e Kosovës sot e ka prezantuar kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën.
Pas kësaj, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, i ka propozuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që data e zgjedhjeve të ardhshme të jetë 9 qershori.
“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor”, ka thënë Krasniqi në T7.
Njëjtë si shefi i qeverisë, edhe Krasniqi është shprehur i gatshëm për zgjedhje, kurdo që mbahen ato.
“Unë besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurdo”, ka thënë ai.