Ballina

Krasniqi i përgjigjet Kurtit: Ti je shembulli më i keq i opozitarit që ka pasur Kosova

By GAZETA SCANNER 1

October 05, 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryeministrit Kurti pas kërkesës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Krasniqi i ka thënë Kurtit se nuk i takon të flet për gjendjen e punëtorëve e policëve, pasi partia e tij nuk e votoi rezolutën për shtesat e policëve.

“Qasja juaj s’ka qenë konstruktive që nga dita që e keni marrë mandatin. Kosova është e përjashtuar prej programeve të ndryshme financiare e ndihmuese të BE-së. Po i ki gati 500 milionë euro që i kemi votuar na si opozitë dhe krejt marrëveshjet ndërkombëtare. As me i implementu s’keni filluar. S’je ti me u brengos as për punëtorin as për askënd. Gojën plot për Policinë s’jeni në gjendje me miratu rezolutë që me ua dhanë shtesat policëve, pensionin e parakohshëm dhe sigurimet shëndetësore”, tha Krasniqi.

“Ti je shembulli më i keq i opozitarit që ka pasur Kosova. As marrëveshjen për MSA se ke votuar”, tha Krasniqi.