Sot janë bërë tri vjet prej kur kryeministri Albin Kurti e mori postin e të parit të qeverisë.
Në trevjetorin e Qeverisë Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook ia ka përmendur Kurtit disa nga, siç i quajti ai, skandalet e qeverisë.
Krasniqi tha se në këto tri vjet është shpërfaqur natyra mashtruese e Kurtit dhe kabinetit të tij, duke I sjell më shumë shtetit dhe qytetarëve.
“Tri vjet degradim – korrupsion – nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje – izolim – frikë. Tri vjet mashtrim!”, shkroi Krasniqi.