Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman ka reaguar pas sulmeve të sotme në veri nga grupet terroriste serbe, ku në krye të detyrës mbeti i vrarë një polic i Kosovës.
Krasniqi-Goodman, shkruan se është e gatshme të vdes për Kosovën.
”Unë jam e gatshme të vdes për Kosovën”, shkruan Goodman në platformën X.
Krasniqi-Goodman si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ajo vazhdimisht lufton për të drejtat dhe thyerjen e stigmës ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.