Ballina

Krasniqi: E kemi për obligim t’a kujtojmë me krenari sakrificën titanike të familjes Jashari

By GAZETA SCANNER 1

March 06, 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura, Ramiz Lladrovcin i Drenasit dhe Bedri Hamzën e Mitrovicës së jugut, kanë bërë homazhe në në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Nga aty, kreu i PDK-së tha se datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe në historinë e kombit tonë.

“Sa herë që jemi në Prekazin legjendar në këtë vend ku i ka rrënjët liria e popullit tonë, padyshim që kemi emocione e sidomos gjatë Epopesë së UÇK-së, gjatë Epopesë së familjes Jashari, sepse këto janë datat të cilat shënojnë kthesën më të madhe në historinë e kombit tonë”, tha Krasniqi.

“Sepse ato kur ndodhën në vitin 1998 jo vetëm që zgjuan vetëdijen tonë kombëtare por ato për herë të parë morën edhe vëmendjen ndërkombëtare gjë që ndihmojë në masivizimin e luftës çlirimtare të UÇK-së në kryengritjen e përgjithshme popullore e cila rezultoi me çlirimin tonë e me vonë edhe me ndërtimin e shtetit që e kemi. Andaj e kemi për obligim jo vetëm ta kujtojmë me krenari, ndër e respekt gjithmonë sakrificën titanike të familjes Jashari në krye me komandanti legjendar Adem Jashari, por edhe të frymëzohemi gjithmonë nga kjo sakrificë e lavdishme për të bërë punë të mira për venin ton dhe qytetarët tanë”, tha Krasniqi