Sport

Krasniqi: Do t’u jap emocione tjera

By GAZETA SCANNER 1

August 06, 2023

Robin Krasniqi, ka thënë se synon kthimin e titullit të kampionit botëror, pas fitores që realizoi ndaj Nadjib Mohammedit.

Ai pas meçit ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, duke thënë se do dhurojë emocione tjera.

“E falënderoj Zotin që jam në mesin tuaj dhe po ua jap këto emocione. U falënderoj që plot 18 vjet më keni mbështetur dhe nuk më keni lënë të dorëzohem. Premtimin e kam mbajtur, i kam sjellë krejt titujt. Edhe këtë ëndërr e kam realizuar për të boksuar në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi.

Ai e pranoi se paraqitja e tij sonte nuk ishte më e mira, por për këtë tha se ndikuan edhe reshjet e shiut.

“Nuk ishte nata ime të them të drejtën. Emocionet ishin të mëdha. Shiu më demoralizoi pak, më mori pak koncentrimin, por kaq ishte e shkruar. Por unë do t’u jap emocione tjera”, ka shtuar Krasniqi.

Ai në fund të fjalimit edhe këndoi dia vargje të këngës “jem ilira, jem teuta”. /Tëvë1/