Memli Krasniqi, kryetar i PDK, ka përgëzuar xhudisten Distri Krasniqi, e cila është kualifikuar në finale, shkruan Scanner.
“Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë. Në majën e botës”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Historike! Vetëm një jetë stërvitje e disiplinë, nën menaxhimin e një mjeshtri të madh, mund t’a bëjnë të mundur finalen e dytë brenda 4 viteve në Lojërat Olimpike.
Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë. Në majën e botës.
Superiore. E magjishme. E pakonkurrencë. Përpara dhe faleminderit, Distria! 🙏