Ballina

Krasniqi: Deklarimet e Escobar dhe Lajçak janë konfirmim për degradimin e relacionit tonë me ShBA

By GAZETA SCANNER 1

June 06, 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se deklarimet e  emisartit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe atij të SHBA-ve, Gabriel Escobar, janë konfirmim për degradimin e relacionit tonë me SHBA-të.

Sipas tij, kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët tanë strategjikë është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk ia vlen.

“Secili qytetarë i Kosovës sot duhet të ia shtroj një pyetje vetvetes se çka ia vlen koston e humbjes së mbështetjes amerikane për Kosovën. Nuk ia vlen asnjë veprim pavarësisht a është aq i drejt dhe legal si kërkesa për t’i dërguar katër kryetar në katër ndërtesa të braktisura nga zyrtarët sepse përkundër që është veprim legal, i drejtë dhe legjitim, kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët strategjikë është jashtëzakonisht më e madhe dhe nuk ia vlen“, ka thënë Krasniqi në RTV 21.

Emisarët kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të qetësojë situatën në veri, të mbajë zgjedhje të reja dhe t’i rikthehet dialogut me Serbinë.

Emisarët kanë takuar edhe presidenten Vjosa Osmani si dhe krerët e opozitës.