Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për prishjen e raporteve me Shqipërinë.
Madje, Krasniqi e quan Kurtin si kryepropagandues i madh i Bashkimit Kombëtarë, duke shtuar se askush nuk do të kishte besuar se ai do t’i prishte marrëdhëniet me Shqipërinë.
“A ka më turp se sa ne me i pas raportet që i kemi me Shqipërinë. Kush kish besu që vjen kryepropaganduesi (Kurti) i madh i Bashkimit Kombëtar dhe t’i prish marrëdhëniet që i ke pas me Shqipërinë. Kurrë nuk kemi pas raporte institucionale më të kqija mes dy shtetve tona. Kurgjo nuk ka, as s’ka bashkëpunim, as ndihmë, as bashkërendim, ka një ngucje me njëri tjetrin kryeministrat, sulme ndaj njoni tjetrit. Është e dhimbshme”, tha Krasniqi në rtv21.