Kavaja është duke numëruar kutitë e fundit, teksa duket se kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja, po shkon drejt zyrtarizmit të fitores.
Kandidati i PS Redjan Krali, ka pranuar humbjen dhe është larguar nga ambientet e KZAZ-së.
Ky i fundit i ka dhënë dorën Ervin Salianjit, ndërsa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat.
Siç shihet edhe nga këto pamje, disa prej simpatizantve të kryebashkiakut të PS, e kanë përcjellë këtë të fundit duke qarë.