Sport

Krahu i djathtë i Kloppit favorit për ta marrë fronin te Ajaksit

By GAZETA SCANNER 1

March 29, 2024

Asistenti i Jurgen Kloppit te Liverpooli, Pep Lijnders, është cak i Ajaksit të Amsterdamit për postin e trajnerit.

Sipas shumë  gjasave, ai do të largohet nga “Anfield Road” bashkë me gjermanin që ka njoftuar se do të ikën pas nëntë vjetësh te të Kuqtë.

Në anën tjetër, Ajaksi po kalon në një krizë, dhe e sheh Lijndersin si pjesë të planeve për këndellje.