Lajme

KQZ nis verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e katër kryetarëve në Veri

By GAZETA SCANNER 1

January 29, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e katër kryetarëve në Veri.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për lajmi.net se lista me nënshkrimet e mbledhura në këto katër komuna do të verifikohen.

KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë këto lista me nënshkrime, pra nëse personat që kanë nënshkruar janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse”, ka thënë ai.

Sipas Elezit, ky proces do të zgjas dhe nuk dihet kur do të përfundoj.

“Sigurisht se ky proces do të na marrë kohë pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të jap ndonjë datë të saktë, por pas përfundimit të tij, do të njoftojmë Ministrinë, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Kryetarët e Komunave dhe Grupet Nismëtare. Natyrisht se përgjigja e KQZ-së do të bëhet edhe publike”, ka thënë Valmir Elezi.