Lajme

KQZ-ja pritet ta shqyrtojë rekomandimin për kufizim të shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit

By GAZETA SCANNER 1

August 21, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet që sot të mbajë e radhës.

Në mbledhjen që do të mbahet nga ora 10:30, janë disa pika në rend ditës.

Një nga pikat që do të shqyrtoj KQZ-ja, është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, datë 09.02.2025.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.40 dhe 41 dhe 42 /2024

3. Aktivitetet e Zyrës:

-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, datë 09.02.2025.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Zgjedhore Nr.15/2024 për Zgjedhjet e Parakohshme dhe të Jashtëzakonshme;

5. Raport i Këshillave të KQZ

5.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Aktiviteteve Zgjedhore, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Themelimit të Komisionit për shqyrtimin e kundërshtimit administrativ të parashtruar kundër njoftimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës;

5.2. Këshilli për Çështje Ligjore

1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtari të kuvendit komunal nëKaçanik;

5.3. Këshilli për Personel

6. Të ndryshme