Lajme

KQZ-ja pranon mbi 1 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, 222 u refuzuan për moskompletim të dokumenteve

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më 1 shtator përmes elektronike, KQZ ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, prej të cilave 940 janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, pasi në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar (selfie) duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e mbajtur të hënën, nga KQZ-ja thanë se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cili ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së Burim Ahmetaj ka thënë se periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

“Deri më 1 shtator, përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, KQZ ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, prej të cilave 940 janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, pasi në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar (selfie) duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë ai.