Ballina

KQZ-ja cakton ambasadat dhe konsullatat ku do të mund të votojë diaspora

By GAZETA SCANNER 1

August 29, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) sot ka marrë vendim që ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës të përdorën si qendra të votimit në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në mbledhjen e stome KQZ-ja ka caktuar edhe numrin e votuesve që do të lejohet të regjistrohen për të votuar në përfaqësitë diplomatike.

Në total, ky numër do të jetë rreth 50 mijë votues.

Vendimi i KQZ-së tregon se diaspora do të mund të votojë në përfaqësitë diplomatike në 22 shtete.

Në këto ambasada dhe konsullata do të hapen gjithsej 47 vendvotime.

Kjo është hera e para që diaspora do të mund të votojë në ambasada dhe konsullata.