Lajme

Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje sepse kjo qeveri është ilegale

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Avdullah Hoti se Kosova nuk ka nevojë për shkuarje në zgjedhje të reja.

Nëpërmjet një postim në Facebook ka thënë se Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje, pasi, sipas tij, qeveria Hoti është ‘ilegale’.

Postimi i plotë:

KOTI duhet ta dijë që nuk krahasohet asgjë me fuqinë që ka gjykata e popullit. As dorëheqja nuk do të mjaftojë një ditë.

Nuk ka mëshirë ndaj krimit politik e as ndaj shërbëtorëve të krimit që hiqen të pafajshëm në krimin e bërë me rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe dëshpërimit të pafund që është shkaktuar te qytetarët në mes të pandemisë.

Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje sepse kjo qeveri nuk e ka kumbarën, e përveç që është ilegale është edhe jetim!