Sport

Kosovës mund t’i bie njëri nga këta katër kundërshtarë në play-off

By GAZETA SCANNER 1

November 20, 2024

Tani që ka përfunduar faza e grupeve e Ligës së Kombeve, gjërat janë qartësuar se kush ngrihet në ligë, kush potencialisht mund të ngrihet, dhe kush bie në liga më poshtë.

Derisa Kosova renditet e dyta aktualisht në grupin 2 të Ligës C, është kualifikuar për play-off për t’u ngritur një ligë më lart (nga C në B).

Që këtë ta arrijë, kombëtares sonë do t’i duhet ta mposhtë një nga katër kombëtaret e renditura në vendin e tretë nga Liga B. Ato janë: GjeorgjiaIrlandaSllovenia dhe Islanda.

Klankosova.tv ju sjell krejt informatat që duhet të dini për shortet për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe play-offet e UEFA Nations League 2024/25.

Çfarë shortesh do të zhvillohen?

Gjithsej do të ketë katër shorte:

Play-off-et e Ligës C/D: Kjo do të përcaktojë dy ndeshjet e play-off-it që do të zhvillohen midis dy ekipeve të renditura më të mira në vendin e katërt nga Liga C dhe dy nënkampionët nga Liga D.

Play-off-et e Ligës B/C: Kjo do të përcaktojë katër ndeshjet e play-off-it për promovim/rënie që do të zhvillohen ndërmjet skuadrave të renditura të treta nga Liga B dhe nënkampionëve nga Liga C. (kjo pikë vlen për Kosovën)

Play-off-et e Ligës A/B: Kjo do të përcaktojë katër ndeshjet e play-off-it për promovim/rënie që do të zhvillohen ndërmjet skuadrave të renditura të tretë nga Liga A dhe nënkampionëve nga Liga B.

Faza eliminatore e Ligës A: Kjo do të përcaktojë katër ndeshjet çerekfinale që do të zhvillohen midis fituesve të grupit të Ligës A dhe nënkampionëve. Do të përcaktojë edhe gjysmëfinalet e qershorit.

Si do të funksionojnë shortet?

Play-off i Ligës C/D

Shorti i parë do të përcaktojë play off-et e Ligës C/D. Dy skuadrat e renditura më së miri në vendin e katërt nga Liga C do të kalojnë dhe do të vendosen në vazon 1. Më pas ato do të përballen kundër njërit nga dy nënkampionët e Ligës D, të cilët vendosen në vazon 2. Ekipet nga vazo 2 tërhiqen së pari dhe vendosen në pozicionet e para të disponueshme. Pasi të dyja skuadrat e pavendosura të jenë hedhur në short, dy skuadrat e vazos 1 plotësojnë çiftet e play-off-it. Ekipet e vazos 1 do të luajnë në shtëpi në ndeshjet e kthimit.

Play-off i Ligës B/C

Shorti i dytë përcakton çiftet e play-off-it të Ligës B/C. Katër skuadrat e vendit të tretë nga Liga B janë të ndara dhe formojnë vazon 1, me katër nënkampionët nga Liga C në vazon 2. Ekipet nga vazo 2 tërhiqen së pari, e më pas tërhiqen ekipet e renditura në vazon 1 për të kompletuar ndeshjet e play-off-it. Ekipet e vazos 1 do të luajnë në shtëpi në ndeshjet e kthimit.

Në përputhje me vendimin përkatës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Ukraina dhe Bjellorusia nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës, nëse të dyja skuadrat hyjnë në shortin në fjalë.

Play-off i Ligës A/B

Shorti i tretë përcakton çiftet e play-off-it të Ligës A/B. Katër skuadrat e renditura të treta nga Liga A janë të ndara dhe formojnë vazon 1, me katër nënkampionët nga Liga B në vazon 2. Ekipet nga vazo 2 tërhiqen së pari, e më pas tërhiqen ekipet e renditura në vazon 1 për të kompletuar ndeshjet e play-off-it. Ekipet e vazos 1 do të luajnë në shtëpi në ndeshjet e kthimit.

Faza e eliminimit të Ligës A

Shorti i katërt dhe i fundit përcakton përbërjen e fazës së eliminimit të Ligës A. Për të nxjerrë çiftet e çerekfinales, katër fituesit e grupit të Ligës A vendosen në vazon 1. Katër nënkampionët formojnë vazon 2 dhe tërhiqen të parët. Ekipet e vazos 1 tërhiqen më pas, me kufizimin që fituesit e grupeve nuk mund të bien kundër nënkampionëve me të cilët janë përballur tashmë gjatë fazës së ligës.

Për shortin e gjysmëfinaleve, përgatitet një vazo tjetër, e cila përmban katër vende që përfaqësojnë fituesit e çerekfinaleve. I pari që do të tërhiqet do të jetë skuadra vendase e gjysmëfinales së parë. Skuadra e dytë e tërhequr në short do të jetë skuadra vendase e gjysmëfinales tjetër. I treti i tërhequr do të jetë skuadra mysafire e çiftit të parë dhe vendi i fundit i tërhequr plotëson çiftimin e mbetur.

Kur zhvillohen ndeshjet e play-off-it?

Play-off-et e Ligës B/C dhe play-off-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha më 20 dhe 23 mars 2025.

Gjysmëfinalet e Ligës A do të zhvillohen më 4 dhe 5 qershor, ndërsa ndeshja për vendin e tretë dhe finalja do të vijojë të dielën më 8 qershor.

Play-off-et e Ligës C/D do të zhvillohen të enjten më 26 dhe të martën më 31 mars 2026. /Klankosova.tv/