Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese të kontinentit.
Nën dominimin e shtypjes së lartë atmosferike, të martën dhe të mërkurën, temperaturat maksimale do të jenë në ngritje deri në 14°C, përshkuar me mjegulla të dendura në viset e rrafshëta orëve të para të ditës dhe minimalet prej 0°C – 4°C.
Të mërkurën pasdite me rënien e presionit atmosferik, moti i ndryshueshëm do të përcillet me erëra të fuqishme jugore, rrebeshe shiu të cilat me kthimin e erës në drejtimin verior do të kthehen në reshje bore orët e para të së enjtes.