Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shprehur entuziazmin e saj për pjesëmarrjen në Synny Hill Festival.
Ajo do të marrë pjesë në Festivalin Synny Hill që do të mbahet në Prishtinë, duke u bërë kështu një nga yjet e radhës që do të performojë në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore.
Njoftimi zyrtar është bërë nga faqja e festivalit, e cila shprehu gëzim për ardhjen e Bebes, duke i uruar asaj një mirëseardhje të ngrohtë në shtëpi.