Sport

Kosova zhvillon stërvitjen zyrtare, Dardanet të motivuara para ndeshjes me Kroacinë

By GAZETA SCANNER 1

June 03, 2024

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes kundër Kroacisë.

Dardanet sot aplikuan aktivitete tekniko-taktike, duke praktikuar pikat kyqe me të cilat Kosova pritet të paraqitet nesër mbrëma. Gjatë stërvitjes u vërejt edhe forma e mirë e kontigjentit të futbollisteve, njofton FFK.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është pozitive çfarë e dëshmojnë edhe deklaratat e futbollisteve.

Ndeshja Kroaci Kosovë zhvillohet të martën nga ora 20:00 në stadiumin “Branko Çavloviq-Çavlek” në Karlovac të Kroacisë.