Sport

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit, lëndohet Altin Zeqiri

By GAZETA SCANNER 1

June 04, 2024

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Norvegjinë.

“Dardanët” kanë stërvitur në stadiumin “Ullevaal” në Olso, por fatkeqësisht sulmuesi Altin Zeqiri ka mbetur i lënduar, andaj ka braktisur stërvitjen.

FFK njofton se Zeqiri do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore ditën e mërkurë për të mësuar nëse do të jetë i gatshëm pastaj për t’u përballur me norvegjezët.

Përndryshe, ky është testi i fundit për Kosovën para përballjeve shumë të rëndësishme të Ligës së Kombeve, që do të nisin në muajin shtator.

Kosova gjendet në një grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë si dhe ka nevojë që ta mbyllë si vend i parë për t’u ngritur në Ligën B.

Sidoqoftë, ndeshja ndaj Norvegjisë zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 19:00.