Sport

Kosova U-18 mposhtet nga Egjipti

By GAZETA SCANNER 1

August 22, 2024

Hendbollistet e Kosovës U-18 janë mposhtur nga Egjipti në kuadër të garës për plasman (21-24) në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Sot herët në mëngjes, Kosova U18 pësoi me rezultat 29:22. Dallimi u bë në pjesën e parë të cilën Egjipti e fitoi 14:8.

Më efikasja te Kosova ishte Arjeta Imeraj me shtatë gola.

Gjashtë i shënoi Diona Dreshaj, ndërsa me tri gola takimin e përfundoi Orgesa Gola.

Pas dy fazave grupore, vajzat tona po garojnë për plasman nga pozitat prej 21 deri në pozitën e 24-t.

Të premten herët në mëngjes Kosova U18 luan ndaj Nigerisë për vendin e 23-të. Ndërkohë për vendin e 21-të luajnë Taipei Kinez dhe Egjipti.

Ndeshja e nesërme me Nigerinë është e fundit për Kosovën në Botërorin në Kinë.

Të kujtojmë që për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në konkurrencë të sportisteve në sportet ekipore është kualifikuar dhe po paraqitet në Kampionat Botëror.