Sport

Kosova shkëlqen, mposht Maqedoninë dhe kualifikohet tutje për “Euro 2023”

By GAZETA SCANNER 1

January 21, 2023

Kombëtarja e Kosovës në futsall U19 ka shkëlqyer në ndeshjen e dytë në kuadër të raundit preliminar të kualifikimeve për Euro 2023, që po zhvillohet në Shkup.

Dardanët e rijnë e kanë mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 6:3 në një sfidë tejet dramatike dhe të luftuar shumë.

Kosova e ka përmbysur Maqedoninë e  cila kishte krijuar një epërsi prej dy golave në –pjesën e parë por ja që djelmoshat e Suad Keçit janë rikthyer dhe kanë shënuar fitore të madhe për t’u kualifikuar tutje  në kualifikimet për Euro 2023.