Ballina

Kosova renditet në top vendet e para për rritje të numrit të fluturimeve në Europë

By GAZETA SCANNER 1

February 04, 2024

Këshilli Evropian i Aeroporteve ka rënditur Kosovën në vendin e parë sa i përket radhitjes së vendëve që kanë pasur rritje të fluturimeve me 44.3 për qind, krahasuar me vitin 2019.

Në muajin Janar 2024 janë shërbyer 287 205 udhëtarë apo 21.9 % më shumë se sa në muajin Janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% më shumë krahasuar me Janar 2023.

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, ka përmbyllur vitin 2023 si një vit të suksesshëm me një numër rekord udhëtarësh, si asnjëherë më parë.

Bëhet e ditur se një numër prej 3 milionë udhëtarësh ishte arritur në muajin nëntor për të shënuar më pas 3.424.883 udhëtarë në fundvit, apo një rritje prej 14,37 % krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% më shumë se sa në vitin 2022.

Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon me një trend të rritjes ku në muajin Janar 2024 janë shërbyer 287 205 udhëtarë apo 21.9 % më shumë se sa në muajin Janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% më shumë krahasuar me Janar 2023. Muaji Janar 2023 kishte 235 576 udhëtarë dhe 808 fluturime te shërbyera, raporton RTKlive.

“Kjo rritje e jashtëzakonshme thekson përkushtimin e aeroportit për të ofruar përvoja të reja për udhëtarët e saj duke qenë të orientuar edhe në shtimin e destinacioneve apo rritjen e fluturimeve në destinacionet ekzistuese në vitin 2024”, njofton ANP.

Gjithashtu bëhet e ditur se për të përmbushur kërkesat e udhëtarëve Aeroporti i Prishtinës këtë vit ka shtuar destinacionet e reja Luksemburgut, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.

Sipas, Këshillit Evropian i Aeroporteve, para Kosovës janë Shqipëria e disa vende tjera. Shqipëria është e para dhe prin me 117.4%. Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh. Përgjatë vitit që lamë pas ishin 23 kompani të cilat fluturonin nga Rinasi apo drejt tij, përgjatë gjithë vitit si dhe 15 kompani ajrore turistikë dhe çartera që zhvilluan operacionet e tyre gjatë stinës së verës. Piku i sektorit ajror ishte javët e fundit të dhjetorit 2023 me 80 fluturime ditore.