Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka policë rezervë.
Kësisoj, për vite me radhë, Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngritur kërkesën për formimin e ekipit të policëve rezervë.
Meqënëse kjo nuk ka ndodhur, kryesindikalisti Imer Zeqiri përsëri po shtron nevojën për këta zyrtarë.
Ai rendit shkaqet pse janë të nevojshëm këta policë. /Tëvë1/
Thirrja e sindikatës së policisë së Kosovës po mbështetet edhe nga njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.
Sipas tij, krahas policëve aktiv duhet shtuar edhe mbi 3 mijë policë rezervë.
Në fund të vitit paraprak, nga Policia e Kosovës kanë dhënë dorëheqje mbi 600 policë të komunitetit serb, gjë e cila e vuri në pah nevojën për një ekip të policëve rezervë.