Sport

Kosova në Olimpiadë: Dita e Nora dhe Akil Gjakovës në xhudo, dhe Donjet Sadikut në boks

By GAZETA SCANNER 1

July 29, 2024

Pas triumfit të Distria Krasniqit e cila mori medaljen e argjendtë ditën e djeshme, sot garuesit nga Kosova vazhdojnë betejën për të tjera medalje në Paris.

Nora dhe Akil Gjakova, motër e vëlla, sot do të gargojnë për medalje në Lojërat Olimpike.

Ndeshjet e tyre nisin nga ora 10:00.

Kurse pas fitores në ndeshjen e parë, edhe boksierja Donjeta Sadiku sot do ta zhvillojë ndeshjen e dytë.

Meçi i Sadikut zhvillohet pas orës 20:00 të mbrëmjes.